Hapi i pare

Historia e Restorant Piazza fillon në vitin 2001, qe kur restoratoret e pare te kultures culinare ndërkombëtare filluan të hapen kudo në Shqipëri. Emri i kompanise, logoja, dhe produktet e para i dedikohen pikerisht themeluesit te kompanisë, z. Ilir Hoxhallari i cili u be faktori me i rëndësishëm në drejtimin e kompanisë drejt zgjerimit dhe tendences në gatimet e kategorise "jo vetem shqiptare". Ai mishëronte shumë nga qëndrimet dhe vlerat kyçe që bëjnë sot pjesë e kulturës sonë të punës: pragmatizëm, fleksibilitet, gatishmëri për të mësuar, një mendje të hapur dhe respekt për njerëzit dhe kulturat e tjera.

Risi dhe transformim i vazhdueshëm

Eshte e qarte se me kalimin e kohes klientela u zgjerua, por bashke me kete index u rrit edhe numri i problemeve per tu zgjidhur; u rrit numri i punonjesve por edhe nevoja per organizim me te mire ne guzhine, numer me i madh i recetave por edhe intensiteti me i larte i pergatitjeve. Gjithashtu u permiresuan menyrat e servirjes, paketimit dhe marketingut. Sherbimi u permiresua me kualifikimin e kameriereve, rinovimin e divizes, menyren  e sjelljes, gjuhet e huaja ne perdorim, kontrolli i cilesise dhe kontrollin e vazhdueshem higjeno sanitar.

Zhvillim i metejshem

Gjatë historisë së saj, kompania ka zgjeruar mundesine dhe tendencen per integrimin e teknologjive me te mira te menaxhimit në ndihme te marredhenieve me klientët e saj. Kështu ishte integrimi i porosive elektronike dhe komunikimi i brendshëm wireless. Ajo ndihmon për t'i shërbyer klientëve tanë në mënyrë të shpejtë dhe më shumë saktësi. Kompania eshte e prirur per planifikim me te mire të burimeve të saj, menaxhimin e marrëdhënieve me klientët dhe shërbimet elektronike; Duke kombinuar përvojën me mundesine per te ecur perpara dhe per tu permiresuar, ne bashkëpunojmë me klientët për t'i ndihmuar ata në çdo kërkesë.

Permiresim administrativ dhe fiskal

Ne vitin 2016 restorant Piazza beri disa ndryshime per te permiresuar administrimin e kompanise. Restorant Piazza Durres u nda nga Piazza Aeroport nje degezim tjeter restorativ, si nga pikepamja administrative por edhe ajo fiskale duke koncentruar gjithe veprimtarine e saj ne qendren e saj te vetme ne Durres ne adresen Rr. Taulantia 1.  

Rinovim total

Ne 2017 administratori i Restorant Piazza mori persiper rinovimin total te restorantit. Kjo kishte te bente me zgjerimin e siperfaqes, ndryshimin e ndarjeve, duke shtuar siperfaqen e guzhines, verandes, numurin e banjova, stukimin dhe lyerjen e siperfaqeve vertikale, permiresimin e mjeteve te kuzhines, vendosjen e pllakave te reja, arredimin e ri dhe ndricimin modern e bashkohor. Ne hapesiren e jashtme restorant Piazza vuri ne dispozicion parkimin e ri te shtruar dhe te gjelberuar krejtesisht free per klientet e saj.